Arsenal-Man United: Shënohet goli i dytë

Futboll 10 Mars 2019 19:04

Arsenali ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila po luhet në kuadër të Premier Leagues.

Fillimisht Granit Xhaka kaloi londinezët në epërsi në minutën e 12-të, me anë të një goditje fantastike nga distanca duke e lënë David de Gean “fjetur” në portë.

Kur të gjithë po e prisnin përgjigjen e Unitedit, Arsenali fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 69-të.

Shikoni penalltinë e Aubameyangut në videon e mëposhtme. /Insporti.com/