Arsenal – Manchester City, gjithçka që duhet të dini

Arsenal – Manchester City sot ndeshen për herë të dytë brenda një jave. Takimin e fundit Manchester City e ka deklasuar Arsenali duke fituar me rezultat 0-3 në finale të Carabao Cup. Për këtë humbje të Arsenalit, Arsene Wenger është krituar ashpër nga tifozët dhe kritikët e futbollit për pa aftësinë e tij që të drejtoj një skuadër në finale.
Për ndeshjen e radhës me Man Cityn që është e vlefshme për ligën angleze, Wenger ka deklaruar “duhet të paraqitemi në mënyrën tonë dhe të shkojmë përpara me liri dhe dëshirë që City të bie nën presion dhe ne të tregojnë mënyrën tonë të lojës. Këtë e doni prej nesh”, ka përfunduar Wenger”
Statistikat e Wengerit me Arsenalin na tregojnë ndryshe sepse ai nuk ka mundur të vendos presion kundër CItyt. Ai kundër Cityt ka fituar 2 herë në 11 ndeshjet e fundit në Premier League duke barazuar 5 herë dhe humbur 4 herë.
Lojtari Sergio Aguero ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit, Guardiola sigurisht që do e përdorë këtë kartë sonte.
Forma e Man Cityt këtë sezon është e pa diskutueshme dhe me pikët që i kanë mbledhur pas 27 ndeshjeve, Guardiola me skuadrën e tij kanë vendosur rekord me 72 pikë.
Një fakt interesant për Arsenalin, në 6 ndeshjen e fundit që janë zhvilluar ditë Enjte, klubi londinez ka fituar 5 prej tyre.
Mesut Ozil sot ka shansin të behët lojtari më i shpejtë në Premier League që i arrin 50 asistime.
Arsenali në histori ka bilanc më të mirë të fitore kundër Manchester Cityt, duke fituar 97. Këto dy ekipe mes vete kanë barazuar 45 herë ndërsa City ka shënuar 52 fitore kundër Arsenalit.
Ky takim mjaft interesant zhvillohet sot nga ora 20:45, në Emirates Stadium të Arsenalit. /Insporti.com