Arsenal mposht edhe Leicesterin – futet në top katërshe
Futboll
13 Mars 2022
19:39

Arsenali ka shënuar fitore komode ndaj Leicester Cityt, në kuadër të xhiros së 28-të Premier Ligë.
Ndeshja e cila u zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Partey me asistim të Martinellit (11’) dhe nga Lacazzette nga pika e bardhë (59’).
Me këtë fitore, Arsenali hyn në top katërshen me 51 pike, kurse Leicesteri mbetet në vendin e 12-të me 33 pike.
Ndeshjen e radhës, Arsenali e pret Liverpoolin, kurse Leicester e pret Brentfordin.