Arsenal mposht West Bromin dhe e dërgon në Championship
Futboll
09 Maj 2021
21:51

Ka përfunduar takimi mes Arsenal dhe West Brom, ndeshje kjo e xhiros së 35’të në Premier Ligë.
Skudra londineze ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1, me golat e Smith Rowe, Nicolas Pepe dhe Willian.
29, 35 dhe 90 ishin minutat kur Arsenal pa veten në avantazh pas tre muajve në Premier Ligë, kurse goli i Matheus Pereira ishte i nderit për skuadrën e cila vitin e ardhshëm luan në Championship.
Kjo fitore mban gjallë shpresat e Arsenal për një vend në garat evropiane, ku lufta është më se e ashpër dhe gjdo pikë është e vlefshme për në fund. /Insporti.com/