Arsenal përgatit tre largime të mëdha nga klubi

Futboll 16 Shtator 2020 18:44

Sead Kolasinac, Matteo Guendouzi dhe Lucas Torreira janë të gjithë afër largimit nga Arsenali.

Kolasinac ka tërhequr interesim nga West Ham United, Valencia po e konsideron lëvizjen për Guendouzi kurse Lucas Torreira pritet të rikthehet në Serie A.

Gunners dëshirojnë ta mbajnë mbrojtësin e krahut Hector Bellerin, por edhe ai mund të transferohet te Paris-Saint-Germain nëse nuk realizohen shitjet e planikuara në javët e ardhshme.

Kjo pasi që tekniku Mikel Arteta e do me çdo kusht një mesfushor qendror si Thomas Partey apo Aouar, por që pa shitje të lojtarëve nuk është e mundur blerja e njërit prej tyre.

-->