Arsenal pëson edhe kundër Leicesterit

Futboll 09 Nëntor 2019 20:23

Xhiroja e 12-të e Premierligës i ka dhënë një tjetër goditje skuadrës së Arsenal, e cila u mposht me rezultatin 2:0 nga Leicester City.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Jamie Vardy, i cili shkundi rrjetën e ‘Gunners’ në minutën e 68’ të takimit.

Për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Leicester u siguruar James Maddison, i cili shënoi në minutën e 75’.

Me këtë fitore Leicester merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë, me 26 pikë, aq sa ka edhe Chelsea.

Arsenal qëndron në pozitën e gjashtë, me 17 pikë pas 12 ndeshjeve.