Arsenal – Tottenham, Xhaka nga minuta e parë

Futboll 14 Mars 2021 16:38

Arsenali është nikoqir i Tottenham Hotspurs sonte në Emirates Stadium për të zhvilluar derbin e Londrës së Veriut, në kuadër të Premier Ligës, shkruan Insporti.com.

Në këtë përballje titanësh nga minuta e parë do të jetë futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, i cili ësht i pa zëvendësueshëm në formacionin e trajnerit spanjoll, Mikel Arteta.

Topçinjtë pozicionohen në vend të dhjetë në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, derisa Spursat janë në vend të shtatë me 45 pikë.

Objektivi i të dyja skuadrave është vendi i katërt që aktualisht mbahet nga Chelsea me 51 pikë.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat me të cilat do t’i qasen kësaj sfide.

Arsenali: Leno, Cedric, Luiz, Gabriel, Tierney, Xhaka, Partey, Saka, Odegaard, Smith-Roëe, Lacazette.

Tottenham Hotspur: Lloris; Doherty, Sanchez, Alderweireld, Reguilon; Hojbjerg, Ndombele; Bale, Lucas, Son; Kane.

-->