Arsenal – Villareal, përfundon ndeshja

Futboll 06 Maj 2021 23:03

Ka përfunduar ndeshja Arsenal – Villareal gjysmëfinalja e dytë në kuadër të Europa Ligës.

Kjo cilësohej si ndeshja kryesore për fatin e të ardhmes së Mikel Artetas dhe duket se shumë shpejt do të pritet shkarkimi i spanjollit.

Arsenal dështoi që të kualifikohet për finalen e madhe të 26 majit, ku sot barazoi pa gola kundër Villarealit, duke mos mundur që të shënoi të paktën një gol.

“Gunners” gjatë gjithë ndeshjes ishin indiferent ndaj kundërshtarit duke mos treguar ndeshje të mirë dhe duke mos rrezikuar kundërshtarin aspak gjatë 90 minutave.

Villareal arriti që me rezultatin e ndeshjes së parë (2-1), të kalojë në finale ku e pret skuadra tjetër angleze, Manchester United. /Insporti.com/

-->