Arsenal zyrtarizon blerjen e parë të verës (Foto)

Futboll 05 Qershor 2018 15:39

Skuadra nga Londra Veriore, sapo ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e parë të verës dhe bëhet fjalë për një futbollistë i repartit defensivë.

Mbrojtja ishte problem i “Topçinjve” sezonin e fundit dhe pikërisht përforcimet e para pritet se do të jenë mu në këtë repart.

Mbrojtësi i Juventus, Stephan Lichtsteiner, sapo është konfirmuar në faqen zyrtare të Arsenal, si blerja e tyre e parë e verës, përkundër se ditët në vijim pritet edhe një transferim tjetër në mbrojtje, greku i Borussia Dortmund, Sokratis Papastathopoulos.

Lichtsteiner i kishte skaduar kontrata me Juventus dhe në “Emirates” kalon si lojtarë i lirë, i cili pritet që me përvojën e tij të madhe, të jetë një tjetër vlerë e shtuar në mbrojtjen e trajnerit Unai Emery për sezonin e radhës.

Bëhet e ditur se zvicerani 34 vjeçar do të bartë numrin 12 në fanellën e Arsenal, kurse klubi ka deklaruar se janë të kënaqur që kanë arritur ta sjellin në “Emirates” një futbollistë me përvojën që ka Lichtsteiner.

“Ai është një futbollist me kualitete të mëdha dhe është i vendosur e pozitiv në punën e tij. Stephan do ta përmirësoj skuadrën si jashtë, por edhe brenda fushës”, shkruante ndër të tjera, në prononcimin e klubit Arsenal.

Stephan Lichtsteiner, është emëruar nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviç, në listën përfundimtare të përfaqësueses së Zvicrës dhe pritet që mbrojtësi 33 vjeçar do ta bartë shiritin e kapitenit për skuadrën helvetike në Kampionatin Botëror i cili mbahet në Rusi dhe fillon më 14 qershor. /Insporti.com

-->