Arsenali arrin përmbysjen e madhe, dështon Interi

Futboll 14 Mars 2019 23:01

Arsenali ka arritur që të përmbys rezultatin prej 3-1 nga ndeshja e parë kundër Reimsin, duke e mposhtur të njejtin kundërshtar me rezultat 3-0 në përballjen e dytë.

“Topçinjtë” i priste një punë shumë e vështirë në përballjen e dytë, por ia dolën me sukses falë një paraqitje briliante në shtëpi, transmeton Insporti.

Pierre-Emerick Aubameyang (5′, 72′) dhe Ainsley Maitland-Niles (15) ishin realizatorët e golave.

Kështu, skuadra e Unai Emeryt kualifikohet në çerek-finale të kompeticionit, diçka që nuk mund të thuhet edhe për Interin.

“Nerazzurrët” u mundën në terren të vetë nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, me rezultat 1-0.


Përballja e parë kishte përfunduar pa gola, kështu që gjermanët avancojnë tutje falë golit të Luka Jovic në minutën e gjashtë.

Më poshtë, rezultatet e plota nga të gjitha ndeshjet e Europa Leagues:

Dynamo Kyiv 0-5 Chelsea
Krasnodar 1-1 Valencia
Salzburg 3-1 Napoli
Arsenal 3-0 Rennes
Benfica 1-0 Dinamo Zagreb
Inter 0-1 Eintracht Frankfurt
Slavia Prague 2-2 Sevilla
Villarreal 2-1 Zenit St Petersburg

Chelsea, Valencia, Napoli, Arsenal, Eintracht Frankfurt, Benfica, Slavia Praga dhe Villarreali janë skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale. /Insporti.com/