Arsenali e Chelsea kërkojnë të shmangin befasitë – ndeshjet e sotme në Europa League

Futboll 21 Shkurt 2019 10:32

Sot luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ës së finales në kuadër të Ligës së Europës.

Në ndeshjet e para, befasinë më të madhe e bëri BATE që mposhti Arsenalin me rezultat 1-0.

Bjellorusët duhet të kalojnë edhe 90 minuta “ferri” në Londër ku duhet të ruajnë epërsinë nëse duan të kalojnë në fazën tjetër.

Ekipet favorite si Chelsea, Napoli, Interi, Leverkuseni dhe Valencia pritet të sigurojnë kualifikimin.

Deri më tani, kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni e ka siguruar vetëm Sevilla, që të mërkuren pasdite mundi 2:0 Lazion e Valon Berishës në ndeshjet e dytë dhe kështu siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Orari i ndeshjeve të Europa League (rezultatet e ndeshjeve të para)

Ora: 18:55

Arsenal v BATE Borisov (0-1)
Dinamo Zagreb v Viktoria Plzeň (1-2)
Salzburg v Club Brugge (1-2)
Napoli v Zürich (3-1)
Frankfurt v Shakhtar (2-2)
Valencia v Celtic (2-0)
Villarreal v Sporting CP (1-0)
Zenit v Fenerbahçe (0-1)

Ora: 21:00

Chelsea v Malmö (2-1)
Benfica v Galatasaray (2-1)
Inter v Rapid Wien (1-0)
Genk v Slavia Praha (0-0)
Leverkusen v Krasnodar (0-0)
Real Betis v Rennes (3-3)
Dynamo Kyiv v Olympiacos (2-2)