Arsenali e gjenë pasuesin e Granit Xhakës, është një portugez

Futboll 26 Qershor 2021 21:22

Me Granit Xhakën që është një hap larg transferimit te Roma, Arsenali e ka gjetur zëvendësuesin e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez Renato Sanches i cili është pjesë e Lille në Francë me të cilët fitoi edhe titullin kampion në sezonin e fundit.

Sanches po spikat edhe me Portugalinë në Euro 2020 dhe vlera e tij në merkato pritet të rritet nëse vazhdon me këto ritme.

Megjithatë Arsenali e ka fuqinë ekonomike për të plotësuar kërkesat e klubit francez për të lënë të lirë Renato Sanches.

-->