Arsenali eliminon Benficën, kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Evropës

Futboll 25 Shkurt 2021 20:52

Arsenali ka marrë një fitore të mundimshme në takimin e dytë ndaj Benficës, duke u kualifikuar në 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

“Topçinjtë” fituan 3:2, me golin e fitores të arritur në minutën e 87-të që edhe i siguroi kalimin tutje.

Fillimisht, Aubameyang shënoi në minutën e 21-të, për ta barazuar në të 43-tën, Goncalves.

Minuta e 60-të shokoi “Gunners”, kur Silva përmbysi rezultatin në minutën e 61-të për Benficën.

Por, të besuarit e Mikel Artetës gjetën forcën për t’u rikthyer në lojë nga minuta e e 67-të, kur Tierney barazoi në 2:2 në minutën e 67-të.

Kurse për golin që pati vlerën e kalimit tutje, u përkujdes përsëri sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi pas asistimit nga Saka në minutën e 87-të.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte në fushë nga minuta e parë deri në të fundit.

-->