“Arsenali është shumë larg titullit të Premier Ligës”

Futboll 22 Gusht 2019 13:03

Legjenda e Arsenalit Ray Parlour nuk mendon se klubi i tij i vjetër mund të fitojë Premier Ligën.

Arsenali ka fituar dy ndeshjet e para, por këtë të shtunë do të ketë një ndeshje të vështirë, pasi do të udhëtojnë në “Anfield” për të luajtur kundër Liverpoolit.

Parlour tha se Arsenali është shumë larg Cityt e Liverpoolit për momentin.

“Kam dëgjuar disa që thonë se ne mund të luftojmë për titull, por jemi shumë larg Cityt e Liverpoolit. Gjëja më e rëndësishme është të hyjmë përsëri në Ligën e Kampionëve. Nëse do të luajnë mirë mund të përfundojnë në vendin e katërt. Erdhën disa transferime të mira dhe shumë fansa janë të lumtur”, deklaroi ai.

Arsenali edhe këtë vit do të garojë në Ligën e Evropës.