Arsenali fitoi me rezultat shkatërrues – kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi

Arsenali ka triumfuar me rezultatin e thellë 4:0 ndaj Newcastle Unitedit, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premierligës të luajtur sot në “Emirates”.
‘Topçinjtë’ shpërthyen në pjesën e dytë, duke i realizuar plot katër gola para tifozëve të tyre, transmeton Insporti
Pierre-Emerick Aubameyang, Nicolas Pepe, Mesut Ozil e Alexandre Lacazette, ishin ata që shkëlqyen me golat e shënuar në këtë takim.
Nga minuta e parë te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, luajtën edhe dy shqiptarët, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka.
Shkodran Mustafi së bashku me David Luizin ishin shtyllë e mbrojtjes, duke marrë notë pozitive, 7.5 për paraqitjen e tij.
Granit Xhaka ndërkaq pati vlerësim më të ulët, 6.9, sipas faqes që bazohet në statistika të lojtarëve në ndeshje, ‘SofaScore’.
Ndërkaq, më së larti u vlerësua anësori që në verë u transferua te Arsenali nga Lille, Nicolas Pepe. Notat e lojtarëve mund t’i shikoni në grafikun më poshtë. /Insporti.com/