Arsenali fiton me dy golat në fund

Futboll 29 Shtator 2018 18:00

Arsenali ka shënuar fitoren e pestë radhazi në ligë, duke e mposhtur Watfordin, 2-0.

Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë.

Cathcart me autogol i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 81. E pas dy minutave epërsinë e dyfishoi Ozil pas asistimit nga Lacazette.

Në vendin e pestë Arsenali ka 15 pikë. Kurse Watfordi një vend më poshtë ka 13 pikë.