Arsenali fiton me shumë telashe ndaj West Ham United

Futboll 19 Shtator 2020 23:03

Sapo ka përfunduar takimi mes Arsenal dhe West Ham me shifrat 2-1. Vendasit shënuan në minutën e 25-të me Laccazzete, ndërkohë që barazoi Antonio në limitin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, ”Gonners” rrisin presion por nuk gjejnë dot golin. Për të parë këtë të fundit duhej pritur minuta e 86-të, kur Nketiah ”tund rrjetën”.

Kështu, Arsenal merr një tjetër fitore të rëndësishme në këtë fillim kampionati. Të besuarit e Arteas kërkojnë një vend në top katërshe, çka do të cconte menjëherë ën Champions League.

-->