Arsenali gabon sërish, triumfon Man Unitedi

Futboll 27 Tetor 2019 19:32

Arsenali nuk ka arritur të mbrojë epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e parë të ndeshjes duke ndarë pikët me Crystal Palacen në xhiron e dhjetë të Premier Ligës.

Ekipet barazuan 2:2, me mysafirët që u rikthyen nga disavantazhi prej dy golash. Sokratis e David Luiz realizuan për Arsenalin në minutat 7 dhe 9. MIlivojevic dhe Ayew realizuan në minutat 32 dhe 52 për të barazuar rezultatin.

Në këtë ndeshje, kapiteni Granit Xhaka u përplas me tifozët e vet që e fishkëllenin në momentin e largimit të tij.

Në tabelë, Arsenali është i pesti me 16 pikë, katër më pak se Chelsea që mbyll top-katërshen. Crystali është i gjashti me 15 pikë.

Në anën tjetër, Manchester United është rikthyer te fitorja. ‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur në udhëtim Norwich me rezultat 1:3.

45 minutëshi i parë dhuroi dy gola dhe dy penallti të humbura. Scott Tominay (21’) dhe Marcus Rashford (30’) shënuan për avantazhin e parë të mysafir, para se sulmuesi anglez (28’) dhe Anthony Martial (43’) të huqin penalltitë.

Martial (73’) realizoi 0-3, kurse Hernandez (89’) vulosi rezultatin 1-3.

Unitedtani renditet në vendin e 7-të me 13 pikë, kurse Norwich mbetet në kuotën e 7 pikëve në pozitën e parafundit.

-->