Arsenali hap gjigant drejt top katërshes

Futboll 10 Mars 2019 19:30

Arsenali ka mundur Manchester Unitedin në “Emirates” të dielën mbrëma, me rezultat 2-0.

Granit Xhaka fillimisht kaloi londinezët në epërsi në minutën e 12-të, duke shënuar një gol maestral nga distanca, transmeton Insporti.

“Topçinjtë” treguan një prej paraqitjeve më të mira të sezonit sonte, duke shfrytëzuar për mrekulli barazimin e befasishëm të Chelseat me Wolves më herët.

Golin e dytë dhe të fitores e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 69-të nga penalltia.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngritet në pozitën e katërt me 60 pikë, dy më shumë se Unitedi në të pestën. /Insporti.com/