Arsenali i interesuar për futbollistin 29 vjeçar

Futboll 01 Korrik 2019 19:03

Arsenal është duke menduar ta forcojë skuadrën, në mënyrë që të jetë sa më konkurruese me ekipet tjera.

Londinezët janë në bisedime me mesfushorin ofanziv Yacine Brahimi nga Porto.

Sky Sports raporton se ‘Topçinjët’ e shohin si një përforcim ideal në fazën ofanzive Brahimin, i cili është lojtar i lirë pasi kontrata me klubin portugez nga skaduar.

Futbollisti 29-vjeçar nuk do të vazhdojë me Porton dhe i ka dhënë lajmin drejtuesve në fund të sezonit.

Megjithatë, Brahimi ende nuk është pajtuar me kushtet që i janë ofruar nga ana e ekipit të Unai Emery dhe Arsenalit mund t’i ik nga duart ky transferim.

Ai ndihmoi Porton ta përfundonte sezonin në vendin e dytë, duke shënuar 13 gola në 49 paraqitje në të gjithë kompeticionet.