Arsenali kaloi tutje, Xhaka e ka këtë mesazh

Futboll 28 Janar 2020 11:35

Arsenali ka fituar dhe është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës FA.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në ‘Vitality Stadium’, Arsenali e ka mundur Bournemouthin me rezultat të ngushtë, 2:1.

Edhe në këtë ndeshje, mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti 90 minuta.

Paraqitja e tij ishte solide në mesfushë, teksa ai është shprehur i kënaqur me kualifikimin tutje të Arsenalit.

“Rrethi i pestë, këtu ne vijmë. Shumë gjëra pozitive nga ndeshja e sontme”, shkroi Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’.

-->