Arsenali mbetet jashtë top 4-shes, rrezikon seriozisht mbetjen jashtë Championsit

Futboll 05 Maj 2019 19:27

Arsenali është ndalur në barazim nga skaudra e Brighton & Hove Albion në ‘Emirates’, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Skuadra e Unai Emeryt barazoi 1:1 me skuadrën e cila tashmë e ka siguruar mbijetesën, shkruan Insporti

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e 9-të, kurse mysafirët shënuan po ashtu nga penalltia, përmes Glenn Murray në minutën e 61-të.

Ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka ai që gaboi duke shkaktuar penallti pas një ndërhyrje të panevojshme në zonën e rrezikshme.

Arsenali tani ka mbetur jashtë top 4-shes me 67 pikë në pozitën e pestë në tabelë, tri pikë prapa Tottenhamit që ka tetë gola më shumë të shënuar.

Andaj, ‘Topçinjtë’ i mban vetëm matematika në garë për top 4-she, pasi që shumë lehtë mund të thuhet se tashmë kanë përfunduar sezonin jashtë top 4-shes.

Gjasat e vetme për t’u inkuadruar në Ligën e Kampionëve, londinezët i kanë përmes Europa League, ku fituesi i kësaj gare siguron automatikisht kualifikimin.

Ky dështim i Arsenalit do të thotë se Chelsea tashmë zyrtarisht ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, pasi është në pozitën e tretë me 71 pikë – një pikë më shumë se Tottenhami e katër më shumë se Arsenali. /Insporti.com/