Arsenali me fat, fiton një pikë në “Elland Road”

Futboll 22 Nëntor 2020 19:30

Është mbyllur ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë.

Leeds Unitedi ka qenë nikoqir i Arsenalit të Mikel Artetës në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Ndeshja që u zhvillua në “Elland Road” u mbyll me rezultat 0:0.

Të dyja skuadrat kishin raste të njëpasnjëshme, por konkretizimi nuk ndodhi asnjëherë.

Arsenali nga minuta e 52-të luajti pa një futbollist pas përjashtimit të Nicolas Pepes me të kuq.

Me këtë barazim, Arsenali ngritet në vendin e 13-të në tabelë me 13 pikë, kurse Leeds Unitedi mbetet në vendin e 14-t me 11 sosh.

-->