Arsenali me vështirësi të mëdha e mund Watfordin me 10 lojtarë

Futboll 15 Prill 2019 22:56

Arsenali ka rimarrë pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, pas fitores së sotme ndaj Watfordit.

Arsenali ka fituar ngushtë 0:1 ndaj Watfordit, duke shënuar kështu fitore tejet të rëndësishme në garën për top 4-she.

“Topçinjtë” fituan në xhiron e 34-të me golin e vetëm të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 10-të pas një gabimi të portierit vendas.

Një minutë më pas Troy Deeney i Watfordit u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Arsenali tani është i katërti në tabelë me 66 pikë, një më pak se Tottenhami që është i treti.