Arsenali merr fitoren e dytë radhazi, Liverpooil kap kreun, kurse City “ngec” ndaj ekipit të Brojës

Futboll 18 Shtator 2021 18:13

Arsenalit i ka mjaftuar një super gol i mesfushorit, Martin Odegaard për të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League ndaj Burnley.

Ish-ylli  i Real Madridit shënoi pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi në minutën e 30 të ndeshjes.

Edhe pse rastet nuk munguan për të dyfishuar, por edhe për t’u barazuar, asgjë nuk ndryshoi. Me këtë fitore, “topçinjtë” ngjiten në vendin e 12, ndërsa Burnley pozicionohet në vendin e parafundit.

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër, 3-0 ndaj Crystal Palace duke marrë kreun e klasifikimit.

Ndeshje u zhbllokua nga Mane në fundin e pjesës së parë, saktësisht në minutën e 43’. Goli i dytë dhe i sgurisë do të vinte në minutën e 78’ me Salah dhe më pas Keita do të vuloste gjithçka në minutën e 90 të ndeshjes.

Me këtë fitore “The Reds” udhëheqin kampionatin me 3 pikë diferencë nga Man City i vendit të dytë.

“Citizens” pozicionohen në vendin e dytë, pikërisht se nuk arritën dot të merrnin 3 pikët ndaj Southamptonit të Armando Brojës.

Edhe pse shanset për gol nuk munguan për vendasit, goli nuk mundi të hynte në rrjetë. Sulmuesi i Kombëtares tonë, Armando Broja u fut në lojë në minutën e 68’ të takimit, ku pak herë krijoi rrezik drejt portës kundërshtare, por duke mbrojtur më shumë me ekipin për ta mbajtur barazimit që për ta, konsiderohet fitore.

-->