Arsenali merr këtë vendim të papritur për Xhakën

Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit, shkruan Insporti.com.
Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unay Emery këtë e ka konfirmuar në konferencën për shtyp para ndeshjes me skuadrën portugeze, Vitoria në kuadër të Ligës së Evropës.
Ky vendim i Arsenalit është pas incidentit që kishte ndodhur ndërmjet Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit gjatë ndeshjes me Crystal Palace.
Kapiteni i ri i klubit londinez do të jetë sulmuesi Pierre Emerick – Aubameyang.
Ndryshe, mesfushori shqiptar ende nuk është paraqitur për Arsenalin që nga ndeshja me Palace, që kishte përfunduar me rezultat baras 2:2. Xhaka edhe pse ka është rikthyer në stërvitje me ekipin, nuk është përfshirë për ndeshjen kundër Vitorias që do të zhvillohet ditën e enjte./insporti.com/
OFFICIAL: Unai Emery has confirmed Granit Xhaka is no longer Arsenal captain. pic.twitter.com/0qEU8vfOQl
— Squawka News (@SquawkaNews) November 5, 2019