Arsenali merr një tjetër lajm të keq, pas problemeve me Kolasinac dhe Ozilin

Futboll 28 Korrik 2019 22:33

Arsenali humbi sot 2-1 kundër Lyonit në kuadër të Emirates Cup, derisa lajme jo të mira ka pasur për Topçinjtë.

Alexander Lacazette u largua nga fusha në minutën e 10-të të ndeshjes duke çaluar derisa pas ndeshjes ai është parë me këmbë të lidhur.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit në konferencë për shtyp ka thënë se ai nuk beson që lëndimi është serioz.

“Mjeku me tha se do ta kontrolloj edhe njëherë nesër”, tha Emery pas ndeshjes.

“Ka lëndim në gjurin e tij. Ai do të kontrollohet nesër apo gjatë ditëve në vijim-nuk është serioz”.

Megjithatë, tifozët e Arsenalit nuk i kanë besuar këtë pasi që e kanë parë Lacezette duke çaluar në zonën mik, me çizmën mbrojtëse pas ndeshjes.