Arsenali mposht Blackpoolin, kalon në rundin tjetër të kupës

Futboll 05 Janar 2019 20:26

Arsenal ka arritur që me lehtësi ta mposhtë skuadrën e Blackpool, me rezultatin 3:0.

Unai Emery vendosi që në këtë ndeshje të futet me rezervistët e skuadrës, të cilët nuk e zhgënjyen aspak.

“Gunners” krijuan epërsinë qysh në minutën e 11’ me anë të Joseph Willock.

Në minutën e 37’, Arsenal dyfishuan epërsinë dhe fituan qetësinë, përsëri me anë të Willock, i cili regjistroi golin e dytë personal në këtë takim.

Në pjesën e dytë, londinezët gjetën golin edhe njëherë, kësaj radhe me anë të Alex Iwobi, në minutën e 82 të takimit.

Kësisoj, skuadra e udhëhequr nga Unai Emery kalon në raundin e katërt të garave, duke iu bashkuar skuadrave si Man Utd e Chelsea.