Arsenali mundet nga Lyoni në ‘Emirates’

Futboll 28 Korrik 2019 18:30

Arsenali ka humbur kundër Lyonit në kuadër të një ndeshje të Emirates Cup që u zhvillua sot në Londër. Arsenali kaluan të parët në epërsi, por Lyon arriti që ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.

Lyoni e ka ndalur ecurinë e mirë të Arsenalit në ndeshjet parasezonale duke e mundur në Londër me rezultat 2-1.

Të parët që shënuan ishin Arsenali, ku një aksion i mirë në mes të Mkhitaryian dhe Aubameyang rezultoi me gol, në minutën e 35-të.

Arsenali ka mundur të shënojë edhe disa gola në këtë pjesë por që nuk i shfrytëzuan rastet ashtu si duhet.

Në pjesën e dytë, Lyon fillojë të këndellet dhe arrin që të shënojë dy gola me anë të top sulmuesit të tyre, Dembele.

Dembele e barazoi rezultatin në minutën e 66-të, pasi që mori një top të mirë nga Depay. Arsenali arriti që të shënojë një gol me anë të Martinellit, por që gjyqtari e anuloi, ndërkaq nga huti në mesfushën e Arsenalit e shfrytëzoi si duhet prapë Dembele për të përmbysur rezultatin në minutën e 76-të.

Ndeshja e radhës parasezonale e Arsenalit është në Francë ku ata do të luajnë kundër Angers në kuadër të Stade Raymond Copa.

https://www.youtube.com/watch?v=LLGkKg9MC94