Arsenali ndëshkohet në minutat e fundit, mbyllet ndeshja me barazim në “Emirates”

Futboll 08 Prill 2021 22:59

Arsenal ka dështuar të fitojë kundër Slavia Pragës, në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Europa Ligës, ndeshja u mbyll pa fitues me rezultatin 1-1.

Goli i Nicolas Pepes, u dok se do ti mjaftonte Arsenalit, që të marr epërsinë minimale për ndeshjen e dytë e cila zhvillohet javën e ardhshme në Çeki.

Por kështu nuk mendoi mbrojtësi i Slavias, Tomas Hole, i cili në minutën e 94’të barazoi gjithçka nga një goditje nga këndi.

Ndeshja e dytë zhvillohet javën e ardhshme në Çeki dhe goli i realizuar nga Slavia Praga, në momentet e fundit të ndeshjes duket se do ju jap një avantazh të lehtë çekëve. /Insporti.com/

-->