Arsenali në dilema për Hector Bellerin – Oferta marramendëse nga Barcelona, Real Madrid dhe Juventus

Futboll 09 Mars 2018 20:01

Hector Bellerin pjesë e Juventusit nga vera?!

Hector Bellerin duket se nuk po e përjeton mirë karrierën e tji tek Arsenal, pas ambiecieve të zbehta të klubit londinez për të luftuar për tituj të rëndësishëm (Premier League dhe Champions League). Këtë e ka shfrytëzuar mirë Juventusi të cilët duan ta sjellin mbrojtësin e djatht spanjoll në Torino këtë afatin kalimtar të verës.

Bellerin ka pasion modën dhe Juventus mund t’ia ofroj këtë mundësi pasi që Italia posedon brendet më të famshme në botë të dizajnit të modës.

Oferta e Barcelonës – 

Hector Bellerin është lojtar i kërkuar me ngulm nga klubi kryesor i vendlindjes së tij, FC Barcelona. Në fakt, Arsenali kishte refuzuar vitin e kaluar ofertën e Barcelonës rreth 60 milionë euro për Bellerin i cili nënshkroi kontratë të re me klubin londinez.

Barcelona po mendon që Ousmane Dembelen ta shkëmbej me Hector Bellerinin mirëpo Lionel Messi thuhet se është i pakënaqur me mbrojtësin spanjoll për shkak se vitin e kaluar ai nuk ishte treguar besnik ndaj klubi që e rriti atë, dhe Messi mund të përdorë veto kundër transferimit të tij.

100 milionë eurot dhe Benzema nga Real Madrid –

Real Madrid është tjetër ekip që është vënë pas Hector Bellerin, të cilët duan që gjejnë zëvendësim afatgjatë për mbrojtësin e djatht, Daniel Carvayal.

Florentino Perez mund të ofrojnë mbi 100 milionë dhe Karim Benzeman për Hector Bellerinin, gjatë afatit kalimtart të verës. /Insporti.com

-->