Arsenali mposhti Valencian, shkon në finale të Europa League

Futboll 09 Maj 2019 22:53

Arsenali ka siguruar biletën për në finale të Ligës së Evropës.

‘Gunners’ kanë mposhtur 2:4 Valencian, në gjysmëfinalen e dytë të Europa League, shkruan Insporti

Takimi i parë i zhvilluar në Londër kishte përfunduar me fitore 3:1 të ‘Topçinjve’, andaj ata kualifikohen me rezultatin e thellë të përgjithshëm, 7:3.

Në finalen që do të zhvillohet në Baku, londinezët do të kenë mundësi që në rast fitoreje të sigurojnë plasmanin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Aubameyang (het-trik) e Lacazette ishin golashënuesit e Arsenalit në këtë takim. /Insporti.com/