Arsenali nuk e blen, Reali pret ofertat për të

Futboll 12 Prill 2020 20:18

Duke iu referuar lajmeve që raporton The Sun janë gjithnjë e më të pakta mundësitë, që Arsenali ta mbajë në skuadër mesfushorin spanjoll Dani Ceballos, i cili aktualisht luan si i huazuar te topçinjtë nga Real Madridi.

Me shumë gjasa Ceballos do të rikthehet te Real Madridi në verë për t’u shitur më pas te skuadra që do të ofrojë më shumë pasi Los Blancos nuk e kanë në plane për ta mbajtur.

Janë disa klube që interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit, madje mes tyre është edhe Juventusi.

-->