Arsenali pa probleme, kalon në çerekfinale të FA Cup (VIDEO)

Futboll 02 Mars 2020 22:47

Arsenali ka kaluar në çerekfinalen e FA Cup, duke fituar si mysafire ndaj skuadrës së Portsmouth.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta fitoi pa probleme ndaj skuadrës së Portsmouth, që garon në League One – rangu i tretë i ligave në Angli, transmeton Insporti

Në takimin e zhvilluar në ‘Fratton Park’, ‘Gunners’ triumfuan 0:2, falë dy golave të shënuar në secilën pjesë.

Fillimisht, Sokratis shënoi për 0:1 në fundin e pjesës së parë.

Në pjesë të dytë, londinezët shënuan në minutën e 51-të, me anë të Edward Nketiah.

Në këtë ndeshje Shkodran Mustafi nuk ishte fare i grumbulluar, kurse Granit Xhaka u fut në lojë në minutën e 87-të, në vendin e Joseph Willock. /Insporti.com/

-->