Arsenali pa probleme ndaj Newcastles – rrëmben pozitën e tretë

Futboll 01 Prill 2019 22:49

Arsenali ka fituar pa probleme ndaj Newcastle United, për të grumbulluar tri pikë të mëdha në garën për top 4-she.

Skuadra e Unai Emery fitoi bindshëm, 2:0 në takimin e luajtur sot në ‘Emirates’, transmeton Insporti

Golat e shënuar nga Aaron Ramsey e Alexandre Lacazette në secilën pjesë, i mjaftuan ‘Topçinjve’ për ta rrëmbyer pozitën e tretë në tabelë.

Arsenali tani është ngjitur në pozitën e tretë me 63 pikë pas 31 xhirove në Premierligë.

Tottenhami, që tani ka dy pikë më pak, ka rënë në pozitën e katërt.

Manchester Unitedi që po ashtu ka 61 pikë mban pozitën e pestë, kurse Chelsea me një pikë më pak është në pozitën e gjashtë. /Insporti.com/