Arsenali pas mbrojtësit të Unitedit

Futboll 26 Prill 2019 09:06

Arsenali është shpallur ditë më parë si skuadra që ka bërë gabime më së shumti në ligë, e shkas i saj ishte gabimet e mbrojtjes.

Kështu, “topgjinjt” janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të Unitedit, Eric Bailly, i cili nuk po ka minuta të bollshme te “djajtë”.

Bailly nuk ka luajtur që nga muaji mars (nga ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit) dhe bën pjesë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Djajtë e Kuq.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, planifikon një rindërtim të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ashtu që disa lojtarëve do t’u tregohet dera.

Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pëlqyer lojën e Baillyt që nga koha kur ka luajtur në La Liga, prandaj pritet të ofrojë 20 milionë funte (23 milionë euro) për shërbimet e tij./Insporti