Arsenali pëson humbje turpëruese nga Leicester

Futboll 28 Prill 2019 15:09

Arsenal merr një tjetër humbje shokuese, këtë herë në fushën e Leicester City, me rezultatin 3-0 dhe shpresat për një vend në zonën Champions zbehen gjithnjë e më shumë.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Unai Emery, që në minutën e 36-të mbeti me 10 lojtarë, pasi Maitland-Niles mori kartonin e dytë të verdhë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm për “Dhelprat” që gjetën golin e avantazhit në minutën 59’, me anë të Tielemans. Arsenal u përpoq të reagojë, por me një lojtar më pak nuk ka forcën e duhur për të vënë në vështirësi skuadrën vendase.

Në minutën 86’ do të vinte goditje finale, aty ku Jamie Vardy doli i vetëm përballë portierit Leno dhe falë ndihmës nga trau i portës arriti të shënojë golin e nokautit për “Gunners”. Sulmuesi anlgez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e fundit të kohës shtesë shënoi edhe golin e tretë për Leicester.

Aktualisht Arsenal ndodhet në kuotën e 64 pikëve, në vend të pestë, 1 më pak se Chelsea dhe 2 më shumë se Manchester United që përballen sot mes tyre. Ndërkohë për Leicester ishte thjesht një tre pikësh për renditje, pasi kupat e Europës janë të pakapshme.

-->