Arsenali shënon tjetër gol, edhe Lacazette e nis mbarë 2019-ën

Futboll 01 Janar 2019 17:16

Arsenali ka shënuar edhe golin e dytë kundër Fulhamit në ndeshjen që po zhvillohet në Emirates.

Pasi realizoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte radha edhe për sulmuesin, Alexandre Lacazette, që ta nisë vitin 2019 siç është më së miri, raporton Insporti.

Sulmuesi francez realizoi për 2-0 në minutën e 55’.