Arsenali transferon yllin e Manchester United?

Futboll 16 Mars 2019 11:35

Ylli ekuadorian, Antonio Valencia, në fund të sezoni do të përfundojë aventurën dhjetë vjeçare me Manchester United.

Gjiganti anglez nuk ka vendosur për t’ia rinovuar kontratën edhe për një sezon, duke bërë që ai të largohet në fund të sezonit.

Valencia ishte transferuar në United si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, por me kalimin e kohës ai u shndërrua në mbrojtës, madje dhe kapiten i skuadrës në sezonet e fundit.

Image result for antonio valencia lukau sanchez training

 

Tashmë, interesimi i klubeve për shërbimet e tij janë shfaqur dhe një nga klubet që janë të interesuar, është dhe Arsenali.

Ka qenë babi i lojtarit, Luis Valencia ai që pranoi se Arsenali është interesuar për djalin e tij.

“Përfundimisht ai nuk do vijojë në Manchester”, pranoi ai, “Arsenal, Inter, Ëest Ham dhe një klub nga Kina janë opsionet, por në futboll ndryshon gjithçka.”

Babai i 33-vjeçarit tha se do të zgjedhin opsionin më të mirë dhe do të pranojnë ofertën që iu jep dy vjet kontratë. /Insporti.com/