Arsenali u ndal në barazim, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi

Futboll 02 Shkurt 2020 17:02

Arsenali është ndalur në barazim në udhëtim te Burnley.

Dy skuadrat kanë barazuar pa gola, në takimin e pasdites së sotme që u luajt në “Turf Moor”.

Ky ishte barazimi i katërt rresht në Premierligë për ekipin e udhëhequr nga Mikel Arteta, që ka barazuar edhe me Chelsean, Sheffield Unitedin e Crystal Palacen.

Dyshja shqiptare, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi ishin ndër më të mirët për ekipin londinez, duke u vlerësuar 7.4, respektivisht 7.3 për paraqitjet e tyre në këtë takim.

Më poshtë keni notat e lojtarëve. /Insporti.com/

-->