Arsenali vendos rekord për kartonë të kuq në Premierligë

Futboll 01 Janar 2022 16:34

Arsenali ka vendosur një rekord të ri në Premier League për kartonat e kuq, pas kartonit të fundit të Gabriel në humbjen 2-1 ndaj Manchester Cityt, shkruan Insporti.

Topçinjtë tani janë bërë skuadra e parë që arrin 100 kartonë të kuq që nga formimi i Premier League në vitin 1992.

Ndërkohë, Gabriel është lojtari i 11-të që është përjashtuar nën drejtimin e Mikel Arteta, që është më shumë se çdo klub tjetër që nga emërimi i spanjollit në dhjetor 2019.

Pas kësaj humbjeje, Arsenal mbetet me 35 pikë, derisa kjo fitore e çon Cityn në kuotën e 53 pikëve si skuadër lidere.

/Insporti

-->