Arsim Kabashi ka një kërkesë për Ismet Munishin – në prag të ndeshjes së kupës

Futboll 01 Qershor 2020 23:08

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka vizituar sot skuadrën e tij në seancën stërvitore.

Ballkani do të ndeshet me Feronikelin të mërkurën me fillim nga ora 16:00, në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës.

Kabashi ka postuar një fotografi bashkë me Munishin – ku i ka kërkuar trajnerit të “mbajë premtimin e dhënë”.

“Besa besë trajner i dashur, fjalën duhet me mbajtë”, ka shkruar ai në Facebook.

-->