Arsyeja pse “vallëzoi” kundërshtari i Florian Markut në ring

Sporte luftarake 03 Maj 2019 11:59

Florian Marku në rundin e dytë të meçit të tij me sllovakun Ivan Godor kishte shënuar fitore me ndërprerje, pasi tri herë paraprakisht e kishte rrëzuar në nokdaun kundërshtarin.

Për Markun kjo kishte qenë fitorja dytë në boksin profesionist, pas së cilës kishte shënuar fitore edhe ndaj çekut Marsalek, raporton Insporti.

Mirëpo, nëse shihen pamje te këtij meçi të zhvilluar para disa ditëve, shihet se Godor gati po tentonte të “vallëzonte” në ring.

Në fakt, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin, Godor po tentonte të dëshmonte se nuk është i tronditur nga goditjet dhe se mund të vazhdojë të boksojë.

Këtë e bëri duke ngritur këmbën e djathtë dhe duke u bërë gati “t’ia hedhë valles”, por gjyqtari nuk kishte gjasë ta kthejë vendimin e tij dhe Marku fitoi me TKO.