Arsyeja pse Xhaka nuk po luan sot edhe pse ishte pjesë e formacionit para ndeshjes

Futboll 06 Maj 2021 21:56

Arsenal është duke zhvilluar ndeshjen e dytë kundër Villareal në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa Ligës.

Granit Xhaka figuronte si startues në formacionin e publikuara para ndeshjes së Arsenal, por nuk luajti asnjë minutë në pjesën e parë.

Zbulohet se arsyeja e ndërrimit të Granit Xhakës pak momente para ndeshjes, është një lëndim i pësuar gjatë nxemjeve, ku mësohet se Graniti ka lënduar muskulin e këmbës.

Arsenal mbylli këtë pjesë të parë me barazim pa gola. /Insporti.com/

-->