Arsyeja e përjashtimit të Manchester City nga Liga e Kampionëve

Futboll 14 Shkurt 2020 20:11

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonat e ardhshme si dhe është dënuar 30 milionë euro nga UEFA.

Arsyeja e këtij dënimi kaq të ashpër është shkelja e rregullave të Fair Play-it Financiar (FFP), statut që rregullon të hyrat dhe shpenzimet e klubeve i miratuar nga UEFA në vitin 2009.

Dokumentet e zbuluara tregojnë që pronari i Manchester City, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen nga familja sunduese e Abu Dhabit, ishte mrapa marrëveshjeve marrëmendse prej 67.5 milionë funta angleze për sponzorizim të fanellës së City-it, stadiumit si dhe akademisë së klubit. Një email i zbuluar sugjeron se vetëm 8 milionë nga sponzorizimet e vitit 2015-15, ishin direkt nga Etihad, pjesa tjetër vinte nga kompania e shikut Mansour, Abu Dhabi United Group.

-->