Arta Nitaj vjen provokuese në pozat e reja

Futboll 20 Janar 2021 16:13

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë e përfolur në media për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse.

Ajo ka pozuar me xhinse dhe një bluzë të zgjatur ngjyrë hiri dhe me vija rozë, e cila vinte mjaft mirë në pah hiret e saj të trupit.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Pjesa e hapur te dekolteja, bëri që bukuroshja të vërë në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Linjat trupore që ka Arta janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër, të cilën e frekuenton thuajse çdo ditë.

Për sa i përket jetës profesionale, Nitaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë një emision të ri në RTV Dukagjini. 

-->