Arteta flet rreth akuzave të Emery në drejtim të tij

Futboll 13 Shkurt 2020 22:26

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, vazhdon të komentojë në lidhje me kohën e tij në krye të “Topçinjve” dhe deklarata e tij e fundit pak ditë më parë, shkaktoi disa polemika.

Strategu spanjoll tha se yjet e Arsenalit ishin të vështirë dhe të pa-menaxhueshëm, një sulm indirekt drejt Mesut Ozil dhe Granit Xhakës, të cilët kishin probleme nën urdhrat e Emery.

Mikel Arteta, trajneri aktual i Arsenalit, nuk i ka pritur mirë këto komente dhe është kundërpërgjigjur, duke ironizuar:

“Kur erdha tek Arsenali, gjëja që më habiti më shumë, ishte dëshira e të gjithë lojtarëve për të punuar. Të gjithë, pa përjashtim, e dinë rolin e tyre dhe janë gati të japin gjithçka për këtë fanellë”, tha mes të tjerash Arteta.

-->