Arteta flet rreth interesimit të Barcelonës

Futboll 03 Mars 2021 14:58

Në një prononcim për media trajneri spanjoll Mikel Arteta deklaroi se eshte duke e  shijuar ne maksimum punën te Arsenali.

Pavarësisht interesimit të Barcelonës për teknikun spanjoll, Arteta u shpreh shumë i lumtur me punën dhe ecurinë e Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit përgënjeshtroi spekulimet për kalimin e ti te klubi i “femijërisë “.

Ai tha se Barcelona është ekipi ku është rritur si lojtar, por pavarësisht lajmeve fokusi i vetem per momentin është Arsenali.

“Unë jam rritur te Barcelona si futbollist, por jam i fokusuar vetëm te Arsenali. Sot edhe nesër do të jem me Arsenalin, do të punojë që të bëjmë ende më mirë”, deklaroi Arteta në konferencën për shtyp, transmeton Insporti.

Arteta u emërua trajner i Arsenalit në vitin 2019 pas shkarkimit të Unay Emery.

Karrierën si trajner e filloi me klubin e Manchester Cityt duke qenë pjesë e stafit të Pep Guardiolës. /Insporti.com/

-->