Arteta me fjalë të mëdha për Mustafin – ja çka thotë për shqiptarin

Futboll 03 Shkurt 2020 18:14

Shkodran Mustafi është rikthyer në protagonist te Arsenali, por kësaj radhe për të mirë.

Mbrojtësi shqiptar kishte bërë disa gabime në ndeshjet e fundit, por tani është rikthyer në formë të lartë dhe është lavdëruar nga trajneri i tij Mikel Arteta.

Reprezentuesi gjerman mori notë të lartë në barazimin e Arsenalit në udhëtim te Burnley dhe paraqitja e tij është vlerësuar lartë.

E për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që ka thënë se e vlerëson shumë guximin e shqiptarit.

“I thashë Mustafit se mund edhe të gabojë, por më pëlqen reagimi i tij pas gabimeve”.

“Ai ka guxim për të luajtur përsëri dhe për të marrë vendime”, ka thënë Arteta.

“Mustafi është duke luajtur shumë mirë dhe ndaj Burnleyt keni mundur ta vëreni lojën e tij të mirë”, përfundoi Arteta.

Edhe pse u flit për një largim të mundshëm të shqiptarit nga Londra, megjithatë ka qenë trajneri Arteta që vendosi ta ndalë atë në skuadër.

-->