Arteta: Mustafi futbollist i guximshëm

Futboll 03 Shkurt 2020 12:05

Shkodran Mustafi duket se e ka fituar besimin e trajnerit spanjoll të Arsenalit, Mikel Arteta, shkruan Insporti.com.

Mustafi në ndeshjet e fundit ka qenë titullar në formacionin e Arsenalit, duke zhvilluar ndeshje të mira. “I thashë se ai mund edhe të gaboj por se më pëlqen reagimi i tij pas bën një gabim dhe guximi të cilin e ka treguar për të luajtur dhe për të marrë vendime. Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe mendoj se keni mundur ta shihni sot se sa mirë luajti”, deklaroi Arteta.

Mbrojtësi 27-vjeçar është kritikuar vazhdimisht vitin e fundit, për shkak të gabimeve trashanike në mbrojtje që shpesh i kanë kushtuar me humbje Arsenalit.

Mustafi ishte pjesë e mbrojtës me katër të Arsenalin që nuk pranoi gol në barazimin 0:0 ndaj Burnley në Turf Moor. /Insporti.com/

-->